Rënie e numrit të studentëve, ja cilat janë degët me rënien më të madhe

0

Ndjekja e studimeve të larta është një prioritet për çdo student. Kohët e fundit këto studime po strukturohen më së shumti me nevojat e tregut global të punës, ku vihet re një rritje për degët e mjekësisë dhe inxhinjerisë ndërsa për artet dhe shkencat natyrale vihet re një ulje e ndjeshme e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin akademik të 2023-2024 numri i studentëve shkoi në 116,9 mijë me një rënie prej 3,6%.

Në degët shkencore natyrore si matematika dhe statistika kjo rënie shkoi në 43% ndërsa në degët e arteve dhe shkencave humane rënia arriti në 10.4%.

Një nga degët e preferuara të studentëve është dhe inxhinieria, pra degë që lidhen me ndërtimin dhe prodhimin, ku u vu re një rritje prej 1% në krahasim me një vit më parë.

Përsa i përket degëve të mjekësisë, ato shënojnë rritjen më të madhe, prej 8.8% krahasuar me një vit më parë duke treguar kështu që të rinjtë orientohen më shumë drejt këtyre degëve.

Përgjatë pesë viteve numri i studentëve ka rënë më mbi 10%, ku tkurrja më e madhë lidhet me degët e shkencave natyrore (-61%) dhe ato të arteve (-42%). Ndërsa në degët e mjekësisë dhe inxhinierisë gjatë pesë viteve të fundit është vënë re një rritje prej 20.8% dhe 11% për seciën.

Këto preferenca tregojnë që studentët janë të prirur të ndjekin më shumë studimet që kanë më shumë përparësi në tregun e punës. Gjermania është shteti i cili kërkon dhe është duke tërhequr mjekët, kjo gjë i bën studentët të tërhiqen drejt degëve të mjekësisë. Kjo gjë u vërejt nga protesta e studentëve të mjekësisë të cilët kundërshtuan me këmbëngulje një ligj që i detyronte të punonin pesë vite në Shqipëri pas mbarimit të shkollës së lartë. Përveç pjesëmarrjes së ulët të studentëve edhe cilësia e tyre ka pësuar një rënie. Në kriteret e pranimit të degëve të mësuesisë mesatarja e maturantëve është pak më shumë se 6. Kjo gjë tregon një interes të ulët të degëve të mësuesisë gjithashtu një rrënim për arsimin në vend pasi mësuesit e dobët bëhen një shkak pë arritje të ulëta të nxënësve në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu