Reperi amerikan vret gruan në sy të fëmijëve, më pas vetëvritet

0

 Reperi amerikan, J $tash dyshohet se ka vrarë partneren e tij para syve të tre fëmijëve në Temple City, Kaliforni, të shtunën përpara se ta kthente armën drejt vetes dhe t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Sipas People, i dyshuari është identifikuar si J $tash, emri i vërtetë i të cilit është Justin Joseph kurse gruaja nuk u identifikua. Tre fëmijët, të moshës 5 deri në 11 vjeç, mbetën të padëmtuar. Një nga fëmijët e gruas thirri 911. Është e paqartë nëse telefonata është bërë para apo pasi ajo u qëllua.Ata u larguan nga shtëpia kur erdhi policia. Togeri Alfred tha se gruaja kishte rreth një vit e lidhur me J $tash, por ai nuk kishte lidhje me asnjë nga fëmijët.

Autoritetet e Los Anxhelosit iu përgjigjën raporteve për dhunë në familje rreth orës 7:14 të mëngjesit në ditën e Vitit të Ri. Brenda banesës, ata thanë se gjetën një femër 27-vjeçare dhe një mashkull 28-vjeçar, të cilët u shpallën të dy të vdekur në vendngjarje.

“Viktima femër kishte marrë plagë të shumta me armë zjarri, ndërsa viktima mashkull kishte pësuar një plagë në dukje të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thanë policët.

Një hetim për ngjarjen është duke vazhduar. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu