Reperi i njohur ndryshon zyrtarisht emrin, ja si do të quhet tani e tutje

0

Reperi i njohur Kanye West, tani nuk është më Kanye West, pasi tani i zyrtarisht njihet si Ye.

West i dërgoi kërkesën një gjykatësi që ligjërisht të ndryshojë emrin e tij para festës së tretë të albumit “Donda”, që në muajin gusht.

Ai paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e tij nga Kanye Omari West, në “Ye”.

Kane deklaroi në dosje se dëshiron të bëjë këtë ndryshim për “arsye personale”.

Tanimë, një gjykatës në Los Angeles miratoi një peticion të reperit Kanye West për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si “Ye”, pa mbiemër.

Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court, i dha përgjigje reperit, i cili paraqiti peticionin e tij më 24 gusht.

Artisti publikoi një album të titulluar “Ye” në qershor të vitit 2018 dhe ky ka qenë emri i tij në “Twitter” për disa kohë.

Po atë vit, këngëtari tha në një intervistë se ai beson se “Ye” është “fjala më e përdorur në Bibël dhe tha se në Bibël do të thotë “Ti”.

Asokohe, ai tha se emri kishte një kuptim më të thellë shpirtëror dhe nuk është aq i thjeshtë sa duket.

“Unë besoj se “Ye” është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël, do të thotë “ti”. Pra, unë jam ti, unë jam ne, ne jemi ne. Nga emri Kanye, që do të thotë i vetmi, në vetëm Ye – thjesht duke qenë një pasqyrim i së mirës, së keqes sonë, konfuzionit tonë, gjithçkaje. Albumi është më shumë një pasqyrim i asaj që jemi”, tha West.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kim vazhdon të mbajë mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj duke u njohur si Kim Kardhashin West.

Madje ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, vendosi të përdorë mbiemrin e saj martesor në promon e parë për episodin e saj të shfaqjes televizive në “Saturday Night Live”.

Ajo u prezantua duke thënë mbiemrin e ish-partnerit të saj, Kim dëgjohet duke thënë:

“Përshëndetje, unë jam Kim Kardashian West dhe jam duke prezantuar “SNL” këtë javë me Hasley.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu