Reperi i njohur sërish telashe me policinë, akuzohet për sulm se*sual

0

Tray Songz është vënë sërish në hetim nga policia në Las Vegas.

Këngëtari i njohur po akuzohet për sulm seksual. Policia e Las Vegas mori një raport të dielën për një incident në një hotel në bulevardin jugor të Las Vegas.

Autoritetet nuk dhanë detaje rreth incidentit, por thanë se ai përfshin Songz, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson.

“Neverson po bashkëpunon me hetimin. Për momentin nuk është bërë asnjë arrestim,” tha policia.

Nuk është hera e parë që ai akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale ose frikësim. Në vitin 2017, aktorja dhe personaliteti televiziv Keke Palmer, akuzoi Songz-in për “frikësim seksual”, duke thënë se ajo ishte përfshirë në videoklipin e tij muzikor për “Pick Up the Phone” pa pëlqimin e saj


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu