Reperin e njohur e ‘zë’ halli, pyet fansat e Kosovës e Greqisë: A ma ka parë njeri diamantin?

0

Reperi i njohur Da Baby ka humbur vathin e tij me diamant gjatë turneut të tij botëror. Në ditët e fundit, artisti ka vizituar Parisin, Greqinë dhe Kosovën ku ka dhënë koncerte e dyshon se vathi i ka humbur në një nga këto vende.

Ndaj, ai i është drejtuar ndjekësve në Twitter duke i pyetur: “A e ka parë njeri në Greqi, Paris ose Kosovë vathin tim me diamant?”

Komentet që ka marrë, veç atyre që konfirmojnë se nuk kanë asnjë informacion, janë edhe të drejtpërdrejta. “Thjesht bli një tjetër, ke para”, ose “Llogarite si të humbur sepse askush nuk do ta kthejë mbrapsht një vath me vlerë 83.000 Dollarë, nuk ka rëndësi sa të admiron”.

Reperi është këshilluar edhe të vendosë një shpërblim për vathin, por më të bukurat janë komentet gazmore, sidomos nga vendi fqinj, Kosova. “E pashë në fshatin tim në Kosovë”, “Mos qaj, hajde merre në Prishtinë, por e shita për hekura se mendova se ishte fals” ose “Nëse e ke humbur në Ballkan, s’ke për ta gjetur kurrë”.

Epo, mesa duket, Da Baby bën mirë ta pranojë që nuk do t’i kthehet më vathi i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu