Reshje bore apo temperatura të larta në janar? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

0

Moti ditët e para të janarit ka surprizuar jo pak, pasi temperaturat kanë qenë tepër të larta.

E pazakontë ka qenë dhe për Europën ku ditët me nxehta kapin vlerën prej 19 gradë celsius, çka ka bërë që ekspertët të shqetësohen jo pak.

Por si do të jetë moti në ditët në vijim për vendin tonë.

Meteorologu Hakil Osmani pohon se temperaturat e larta do të vijojnë për rreth dy javë, ku pritet që të ulen rreth javës së tretë.

Sakaq shtoi se nuk do të mungojnë as reshjet e borës në zonat malore, duke filluar nga data 9 janar.

“Temperaturat deri në 17 gradë celsius. Në zonat malore gjatë kësaj jave do jenë në 2-3 gradë. Kemi temperatura që nuk janë normale për stinën. Nuk do kemi reshje, por n disa momente vranësira. në javën e dytë të janarit do kemi vranësira. Java e tretë e janarit parashikohet të sjellë rënie të temperaturave, motin që duhet të jetë dimri. Reshjet e borës do jenë prezentë nga java e dytë e janarit, duke nisur nga data 9, por 900 metra nga niveli i detit, në zonat malore”, tha ai.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu