Reshjet e shiut nxjerrin nga shtrati përroin/Përmbyten varrezat në Markatomaj të Lezhës

0

Java ka nisur me reshje të dendura shiu dhe kjo ka shkaktuar  problematika në zona të ndryshme.
Një ndër këto zona është dhe Lezha .

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve të shumta, gjatë natës janë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë.

Shkak i përmbytjes është bërë vërshimi i ujrave të një përroi që gjendet aty pranë.

Për të normalizuar situatën gjatë natës është ndërhyrë nga një ekskavator i Bashkisë Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu