Reshje shiu të herëpashershme dhe dëborë në male, kujdes mjegullën, moti sot

0

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në orët e mesditës.

Në orët e para të 24-orëshit në zonën e juglindjes do ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 400 metër.

Në pjesën tjetër të vendit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje do ketë prezencë të reshjeve të dëborës.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore e lehtë me shpejtësi 1-8m/s dhe valëzim në dete parashikohet i forcës 0 dhe në 1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C;

në vendet e ulëta: 5 / 14 °C;

në vendet malore: 2 / 10 °C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu