KUKËS- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara edhe me erë kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut të Kukësit. Problematika janë shkaktuar në akset rrugore për shkak të dendësisë së dëborës dhe ngrirjes së akullit.
Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Kukës-Krumë. Sipas informacioneve paraprake, ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë një dëshmitar, drejtues e një mjeti tha se mungesa e kripës është shkaku që makina doli nga rruga.
Reshjet me intensitet të lartë të dëborës kanë lënë të bllokuar disa automjete në fshatin Zhurë, të tjera automjete janë bllokuar në rrugën Kukës-Has. Gjithashtu edhe autostrada “Ibrahim Rugova” ka shfqur probleme me qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë mësohet se gjithë qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike.