Reshjet përmbytin Vlorën, disa zona të qytetit nën ujë

0

Reshjet e dendura të shiut që kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës dhe natës në Vlorë kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.

Lagja Pavarësia dhe zona e Skelës janë aktualisht nën ujë. Shirat dhe era e fortë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar trafik në rrugë.

Në terren kanë dalë grupe pune nga ndërmarrja e ujësjellësit në Vlorë, që po punojnë për të stabilizuar situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu