Pak presion nga ndërkombëtarët dhe të gjithë aleatët janë reshtuar në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Sot, me votim të fshehtë, të pyetur nga Dosja.al të gjithë pranuan se do të votonin “pro” ndryshimit të Kushtetutës për zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Me radhë, Fatmir Mediu (PR); Dashamir Shehi (LZHK); Shpërtim Idrizi (PDIU) dhe Vangjel Dule (PBDNJ) morën një e nga një fletën e tij votimit duke shënuar kryqin tek “pro-ja”, e po ashtu rrjedhimisht edhe tek ish-kryeministrit Sali Berisha. Negociatat e Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Luan Baçi në fund të sallës së Kuvendit nuk funksionuan dhe nuk bindën asnjë prej aleatëve që të dilnin kundër kryeministrit Edi Rama.
Duke iu bindur dhe nënshtruar ndoshta për presion, ndoshta për interesa personale dhe ndoshta të joshur nga ndonjë ujdi që ndoshta do t’ja “dëgjojmë krimën” me vonë, lanë opozitën pa opozitë.
Por kështu “dogjën” edhe mundësinë që në këto zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars, të reshtohen dhe të çojnë vota në favor të asnjë prej kandidatëve të Komisionit të Rithemelit të PD-së. Tashmë rrugën e tyre e kanë vendosur…Krah Bashës dhe në mbështetje të të plotfuqishmit Rama, i cili sot mori edhe opozitën.