Roma nuk arrin të thyej Genoa duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola. Ekipi i Jose Mourinhos provoi në çdo formë por hasën në një pengesë të madhe, në një autobus të parkuar në perfeksion. Pjesa e parë prodhoi pak raste për shënim, një sfidë e ekuilibruar nga të dy ekipet.
Në fraksionin e dytë, Geona mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ostigard, por as epërsia numerike nuk i shërbeu Romës. Më në fund, në minutën e 91-të, kryeqytetasit gjetën rrugën e rrjetës me Zaniolo por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka. Fillimisht për protesta e më pas për një faull, Zaniolo u largua nga fusha me karton të kuq, i dytë i verdhë.
Përfundoi me tension e kontestime por pa gola kjo sfidë ndërmjet Romës dhe Genoa.