Rezultatet e para në Bashkinë e Shkupit, prin Arsovska kundrejt Shilegov

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e para për Bashkinë e Shkupit.

Nga 111 vendvotime të numëruara nga gjithsej 685 vendvotime, për Danella Arsovskën kanë votuar 60.02% ose 17.880 persona, ndërsa për Petre Shilegovin nga LSDM kanë votuar 10.950 persona ose 36.76% persona.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu