Rezultatet në Komunën e Zhelinës me 30% të votave të numëruara

0

Komuna e Zhelinës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Me 29,16% të votave të numëruara, me 1.582 vota është në avantazh kandidati i BDI Fatmir Izairi, kundrejt Blerim Sejdiu të ASH/AAA me 1.308 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 41,84%, apo 10242 qytetarë që kanë votuar, nga 24485 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu