Ricardo Gutierres: Kur një politikan përjashton një gazetar, cenon të drejtën e njerëzve…

0

I ftuar në A Show në SYRI TV, Sekretari i Pëgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka komentuar vendimin e fundit të DASH i cili e nxin Shqipërinë në të gjitha fushat e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Politika ndërhyn tek mediat” Sekretari i EFJ-së: Thaçi dhe Vuçiç po përdorin krizën e Covid-19 duke ndezur tensionet në interesin e tyre
Shefi i Federatës Europiane të Gazetarëve është ndalur edhe te skandali i fundit i kryeministrit Edi Rama me përjashtimin e gazetares së SYRI TV nga mbulimet e aktivitetit të tij, duke e quajtur një shkelje të rëndë në një sistem demokratik.

Gutierrez thekson se në demokraci politikanët nuk mund të zgjedhin se cilët gazetarë do mbulojnë aktivitetin e tyre dhe se të ndalosh një gazetar do të thotë të cenosh të drejtën e njerëzve për informacion.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Kryeminstri shqiptar ka përjashtuar një gazetare tonën të SYRI-t e cila mbulon aktivitetet e kryeministrit dhe e përjashtoi nga grupi i raportimit. Është një ngjarje që ka bërë bujë. Çfarë mendimi keni?

Gutierriez: Unë nuk mendoj se e vendosin politikanët se cili nga gazetarët mbulon komunikimet e tyre dhe ka ndonjëherë procese të akredimit por këto akreditimi duhet të kenë arsye objektive. Fakti që një gazetar është kritik apo shumë kritik ndaj qeverisë nuk është një kusht për heqjen e këtyre akreditimeve dhe nuk besoj se në demokraci ta ketë në dorë se cili gazetar të ndjek aktivitetin e tij apo saj. Gazetarët mbulojnë dhe përfaqësojnë interesin e publikut dhe të ndalosh një gazetar do të thotë të cenosh të drejtën e njerëzve për informacion.

Marrë nga Syri.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu