Richard Grenell thirrje amerikanëve: Zgjohuni për të ndjekur intervistën e Vuçiçit

0

SHBA- Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ftoi bashkëqytetarët e tij që të “zgjohen” dhe ta ndjekin një intervistë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron në New York.

Me një shënim në “Twitter” të martën, Grenell theksoi se Vuçiç do të intervistohet nga media amerikane “Newsmax”.

Kjo nuk është hera e parë, që Grennell ka shfaqur hapur mbështetjen për të presidentin serb. Në prill të këtij viti, ku Aleksandër Vuiçiç fitoi zgjedhjet në Serbi, ish i dërguari për dialogun, u shpreh se do të ketë miqësi të fuqishme “për të bërë punë së bashku”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu