Ricky Martin akuzohet nga nipi për inçest dhe dhunë, rrezikon 50 vite burg

0

Ricky Martin po përballet me një skandal. Kjo pasi nipi i tij, 21-vjeçari Dennis Yadiel Sanchez e ka akuzuar atë për incest dhe abuzim fizik.

Sipas gjykatës, nëse kjo vërtetohet, këngëtari i famshëm rrezikon 50 vite burg.

Vëllai i Martin pretendon se ai “ushtroi sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez.

Ndërkohë Martin ka mohuar akuzat për dhunë në familje, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme dhe të fabrikuara”.

Avokati i këngëtarit të hitit “Livin’ La Vida Loca”, Marty Singer, ka thënë në një deklaratë se ai nuk ka patur kurrë “asnjë lloj marrëdhënie seksuale me nipin e tij”.

“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu