Rihanna bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

0

Rihanna është bërë nënë për herë të dytë. Ylli 35-vjeçar ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme dhe të bukur.

Miqtë e saj të afërt kanë bërë me dije se vajza e vogël i ngjan shumë Rihanna-s.

Këngëtarja dhe Asap Rocky kanë gjithashtu një djalë së bashku, i cili lindi në maj 2022.Bukuroshja i ka surprizuar të gjithë me daljet e saj për mediat, me veshje shumë guximtare e që nuk jemi mësuar t’i shohim te një grua shtatzënë. Mirëpo, vetë ajo ka treguar se ka zgjedhur që të mos ndryshojë, ndonëse ishte në pritje të ëmbël.