Rihanna zbulon për herë të parë portretin e të birit

0

Për herë të parë nga ardhja në jetë të djalit të saj, Rihanna ka zbuluar për herë të parë fytyrën e tij.

Në një video të postuar në Tik Tok, Rihanna ka filmuar të birin ndërsa ndodhen me makinë teksa fansat kanë shpërthyer në komente, të cilat më së shumti shkruajnë se i ngjan këngëtares.

Nga lindja e tij në Maj e deri më tani, ylli i muzikës botërore nuk e ka bërë të ditur emrin e djalit.

Në një intervistë për “People” në Nëntor, ajo e përshkroi të birin si “gazmor, të lumtur dhe të shëndoshë”.

Megjithatë, as ajo dhe as ASAP Rocky nuk kanë deklaruar diçka më shumë për familjen e tyre, ndonëse burime afër çiftit janë shprehur se po planifikojnë të shtojnë anëtarë të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu