UEFA Champions League rikthehet sot në 8 ndeshjet e fundit për fazën e grupeve të Champions Leagues.
Vëmendja më e madhe sonte shkon në “San Siro” në Itali, ku skuadra e Milanit pret Liverpoolin. Në rast të fitores të kuqezinjve dhe barazimit të Atletico e Porto, atëherë ‘Rossoneri’ kualifikohen në fazën tjetër. Liverpool e ka të sigurt kualifikimin nga vendi i parë, por kjo nuk ia lehtëson punët Milanit.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Madrid, ku Real dhe Inter luajnë direkt për vendin e parë të grupit.
Tetë ndeshjet që luhen sonte në kuadër të Champions League janë:
PSG – Club Brugge (18:45)
Leipzig – Man City (18:45)
Milan – Liverpool (21:00)
Porto – Atletico M (21:00)
Ajax – Sporting CP (21:00)
Dortmund – Besiktas (21:00)
Real Madrid – Inter (21:00)
Shakhtar D – Sheriff (21:00)