TIRANE – Chermen Valiev kthehet në Shqipëri si Kampion i Europës në mundje. Pas medaljes së parë historike për Shqipërinë, në Lojërat Olimpike Paris 2024, Cherman Valiev bëhet edhe Kampioni i Europës në kampionatin e zhvilluar në Bratislavë, të Sllovakisë.
Mundësi i Shqipërisë bëri një garim fantastik në këtë Europian, duke treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe një besimin e plotë për medaljen e artë.
Me medalje është kthyer nga ky Europian edhe Zelimkhan Abakarov, që siguroi medaljen e bronztë në peshën 61kg, stil i lirë.
Dy mundësit kampionë, që shoqëroheshin në këtë europian nga presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, janë pritur me nderime në Aeroportin “Nënë Tereza” nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli dhe shumë dashamirës të mundjes.
Presidenti Fidel Ylli ka vlerësuar sy mundësit për arritjet e shkëlqyera në këtë europian dhe ka përgëzuar presidentin Prizreni, për \sukseset e njëpasnjëshme nga Federata e Mundjes.