Rikthehen protestat kundër Vuçiç, mijëra studentë mblidhen në Beograd

0

Mijëra protestues u mblodhën këtë të shtunë në qendër të Beograd, për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe vijimin e lëvizjes kundër korrupsionit që nisën pas shembjes tragjike të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024.

Lëvizja ka nxitur demonstrata masive, si ajo e marsit 2025 me rreth 300 mijë pjesëmarrës.

Studentët, të cilët morën në protesta thanë se shpresojnë që tubimi i sotëm të rikthejë vrullin e lëvizjes dhe të shtyjë presidentin Aleksandar Vuçiç të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Nën sloganin “Studentët fitojnë”, protestuesit u mblodhën në sheshin Slavija Square, një nga pikat kryesore të protestave në kryeqytetin serb gjatë muajve të fundit.