Rikthehet “Denisi i tmerrshëm”! Dhunon 2 vajza tek Myslim Shyri, Policia s’reagon

0

Sot rreth orës 13:00 dy aktivistet e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko pretendohet se janë sulmuar dhe goditur fizikisht pranë vendbanimit të tyre, në zonën e njohur si Myslim Shyri në Tiranë. Personi që i ka dhunuar është i Denis T., i cili është prangosur një vit më parë nga Policia e Tiranës për të njëjtat akuza.

I riu u bë viral në rrjetet sociale, pasi njihej edhe nga Policia si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e Tiranës, por edhe pse ndaj tij ka dhjetra kallëzime penale, sërish uniformat blu e kanë lënë të lirë.

“Edhe sa vajza duhet të dhunohen përpara se shteti të veprojë?! Mos duhet të presim që grushtet keqbërëse të marrin jetë?! Apo ta marrim vetë drejtësinë në dorë?! Dhuna dhe indiferenca e institucioneve shtetërore na motivojnë edhe më shumë për të luftuar kundër dhunës gjinore dhe diskriminimit të shumanshëm të vajzave dhe grave,”-shkruhet në postimin e bërë nga Organizata Politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu