Rikthehet furtuna në ekstreme/ Harta e qyteteve që do të godasë

0

Ditët e fundit, territori shqiptar u “pushtua” nga rreshje të dendura shiu, stuhie dhe dëbore në juglindje, veri dhe verilindje. Ndërkohë, tashmë moti është “përmirësuar”, por temperaturat janë shumë të ulëta. Por, dielli dhe temperaturat e ulëta që u shënuan ditën e sotme nuk do të zgjasin shumë, pasi duke filluar nga orët e para të datës 2 dhjetor do të rikthehen reshjet e shiut.

Fillimisht pjesa veriore dhe më pas ajo jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje. Mbrëmjen e datës 2 dhjetor dhe në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas sërish reshjet në datë 5 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu