Rikthehet makthi në Itali. Vdesin 217 persona nga koronavirusi, rritje galopante e infektimeve

0

217 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve në Itali duke e cuar në 38,122 totalin e viktimave që prej fillimit të pandemisë. Po në këtë periudhë kohore, janë infektuar +26,831 pacientë ndërsa vihet re se shifrat po rriten cdo ditë.

Flitet që e gjithë bota po përjeton valën e dytë të koronavirusit, por ende nuk është konfirmuar nga OBSH se ka shpërthyer sërish sëmundja.

Një pjesë e madhe e shteteve kanë rikthyer sërish masat kufizuese për të parandaluar shpërthimin e sëmundjes deri në kulmin kur sistemi shëndetësor të përfundojë në kolaps.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu