Rikthehet sistemi TIMS në pikat kufitare të vendit

0

Është rikthyer sërish në punë sistemi TIMS, pas problemeve që pati në pikat kufitare të vendit.
Më herët u raportua se sitemi ra në pikat kufitare të Kakavijës, Qafë Thanës, Kapshticës dhe në atë të Durrësit.

Për rreth një orë e gjysëm në portin e Vlorës është punuar manualisht, pas rënies së sitemit TIMS. Prej pak minutash sistemi është rikthyer dhe po vijon puna normalisht

Rikujtojmë se Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike në muajin korrik dhe në muajin shtator. Në korrik të këtij viti u hakëruan shërbimet qeveritare online dhe në shtator sistemi TIMS në pikat kufitare.

Më herët në portin e Durrësit mjetet ishin në radhë dhe nuk kalonin, për shkak se nuk punonte sistemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu