Rikthim? Lionel Mesi kapet ‘mat’ në Barcelonë, ja me kë hëngri darkë

0

Leo Mesi është kthyer në Barcelonë. Për disa orë ylli argjentinas ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave në Spanjë dhe jo vetëm për shkak të një vizite të papritur të tij në kryqendrën e Katalonjës. Për më shumë akoma kur është mësuar se ai është takuar dhe me dy nga ish-shokët e skuadrës te Barça, Serxhio Buskets dhe Zhordi Alba.

Ylli i Paris SG-së është fotografuar në dalje të një restoranti të hënën në mbrëmje në një nga zonat më “chick” të Barcelonës, ku ka qenë duke darkuar së bashku me dy lojtarët e Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, nuk ka qenë një takim i planifikuar ai i së hënës, pasi si Buskets dhe Zhordi Alba kanë qenë rastësisht në të njëjtin restorant së bashku me familjet e tyre.

EDHE KSAVI I PRANISHËM – Surpriza tjetër e mbrëmjes ka qenë dhe prania në të njëjtin restorant edhe të trajnerit të katalanasve Ksavi Hernandez. Por siç bën me dije “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, trajneri i Barcelonës ka qenë për llogari të tij në restorant duke festuar një datëlindje. Të tre futbollistët dhe trajneri i Barcelonës janë takuar në një restorant japonez në një nga lagjet e pasura të qytetit. Alba dhe Buskets kanë qenë të shoqëruar nga partneret e tyre, ndërsa dhe Mesi ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij.

ASNJË DEKLARATË – Me të mësuar lajmin se Leo Mesi ndodhej në Barcelonë, mediat spanjolle janë dislokuar menjëherë në restorantin ku ai po darkonte. Në fund të darkës, kur Mesi ka dalë nga restoranti, mediat kanë nxituar t’i marrin një koment në lidhje me këtë darkë misterioze.

Por ylli i PSG-së nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për gazetarët që ndodheshin në derën e restorantit. Ai u ndal vetëm për të nënshkruar fanellën e një tifozi të Barcelonës, por nuk donte të përgjigjej për një rikthim të mundshëm te Barça. Sipas mediave spanjolle takimi i tij me ish-shokët e skuadrës nuk kishte asnjë lidhje me një rikthim të mundshëm të tij te Barça.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu