Pyetje: Berisha ju quan Kryetar i shkarkuar? Si do marrë fund kjo?
Basha: Nuk është fokusi ynë z.Berisha apo ata që janë të lidhur me zotin Berisha nga gjynahet ndaj shqiptarëve janë bërë bashkë. Shqetësimi ynë kryesor është të kthejmë Shqipërinë në normalitet dhe për këtë kemi vendosur iobjektivat tona. Do të rikthejmë fytyrën njerëzore politikës.
Pyetje: Dy kundërshtarë në parlament, rikthehet Berisha. Si ndiheni?
Basha: Nuk shoh sfidë të veccantë këtu. Edi Rama e ka plotësuar mungesën e Berishës për 4 muaj. Ne kemi detyrën tonë. Detyra jonë nuk ka të bëjë me individin Rama apo Berisha, por ka të bëjë me shpalosjen e ideve. Nuk e kemi pranuar kurrë 25 prillin, por në atë sallë jemi për të rikthyer normalitetin në Shqipëri. Pak rëndësi ka nëse është Edi Rama përballë, që për 4 muaj ka bërë rolin e Berishës, dhe Berisha ka bërë jashtë rolin e Ramës. Ne aty jemi për shqiptarët.