Rimerret në pyetje Fatmir Bektashi

0

Fatmir Bektashi biznesmeni i vënë nën akuzë për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është rimarrë në pyetje nga SPAK.

Për më shumë se 2 orë, ai ka dhënë shpjegime përpara 2 prokurorëve të posaçëm, të cilët kanë vënë nën akuzë biznesmenin, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, për të cilin Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg.

Fatmir Bektashi akuzohet se ka hyrë në marrëveshje me Jamarbër Malltezin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e tij me ish-pronarët e truallit dhe i ka transferuar dhëndrit të ish-kryeministrit rreth 5,4 milionë Euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu