“Ringjalli” Milanin, Maldini shpallet drejtuesi i vitit në Itali

0

-Paolo Maldini ka fituar çmimin si “Menaxheri i Vitit” pas punës kolosale për të ‘ringjallur’ Milanin brenda dhe jashtë fushës.Drejtori teknik i Milanit sot mori çmimin “Manlio Scopigno”.Komiteti që vendos për fituesin e këtij çmimi dha një deklaratë për të shpjeguar pse legjenda e Milanit dhe Italisë e meriton këtë çmim.

“Si drejtor teknik i kuqezinjve, ai ka qenë në gjendje të kombinojë rezultate të shkëlqyera sportive me një vizion të zgjuar dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.Ai ka qenë një figurë themelore për të rigjallëruar Milanin dhe për të shkruar një kapitull të ri në një histori të pafund.” Ishte vlerësimi për Maldinin.

 

 

Gjatë kohës së tij si drejtor teknik, Milani u rikthye në Champions League pas shtatë vitesh thatësire dhe janë aktualisht vetëm një pikë larg nga vendi i parë i Serie A.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu