Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë rifilluar në një format online, tha zyra presidenciale e Ukrainës, raporton Reuters.
Duke folur për gazetarët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se sulmi i supozuar ukrainas në një depo ruse të karburantit në Belgorod nuk krijon kushte të rehatshme për të vazhduar bisedimet e paqes.
Ai shtoi se autoritetet po bënin gjithçka për të riorganizuar zinxhirin e furnizimit me karburant dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji të qytetit.





