Yonghong Li rikthehet sërish. Ish-presidenti i Milanit kërkon, siç raporton Il Sole 24 Ore, një kompensim maksimal prej 320 milionë eurosh nga Elliott. Kinezët kanë lëvizur tashmë muaj më parë me një padi për dëmshpërblim në Gjykatën e Luksemburgut kundër kompanive të kontrolluara nga fondi amerikan. Tani që negociatat me Investcorp janë duke u zhvilluar, zoti Li thuhet se ka njoftuar Elliott dhe, për informacion, edhe fondin e Bahreinit për mosmarrëveshjen.
Që nga viti 2018, gjurmët e Yonghong Li-së kishin humbur, por tani që Milan po ndryshon pronësinë, emri i tij është kthyer. Z. Li dëshiron të rikuperojë një pjesë të parave të humbura dhe kërkesat e tij për kompensim bazohen në vlerësimin e tij për klubin kuqezi në vitin 2018, prej më shumë se 600 milionë: duke përjashtuar 300 milionët e financuara nga Elliott, diferenca është 320 milionë të kërkuara. Paratë që janë pak a shumë fitimi kapital që Elliott duhet të marrë nga shitja e klubit kuqezi.





