“Risku i tyre”, flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Sot nisën punimet, Shabani po prishte banesën e vjetër…

0

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret ku Shaban Shehi, 55 vjeç humbi jetën pasi tarraca e banesës së tij e zuri poshtë së bashku me 27-vjeçarin Alfred Roshi, i cili ishte punësuar nga Shehu.

Fqinjët e viktimës kanë folur për mediat ku shprehen se viktima sot kishte filluar punimet teksa po prishte banesën e vjetër gjatë kohës kur tarraca e zuri poshtë.

“Shabani ka qenë pronar dhe do e shembte atë shtëpinë aty. Risku atyre, ça me thënë, kot me fol. Po sot e kanë filluar (punimet), gjynah. I njoh se unë jam rritur këtu edhe këto kanë 20 e ca vite që kanë ardhur këtu. Risku i tyre, ja kanë bërë shtëpinë aty. Kanë qenë duke shembur shtëpinë e vjetër, ju ka rënë tarraca poshtë”, tha fqinji.

Gjithashtu edhe një tjetër fqinj i Shehut shprehet se banesa ishte e vjetër dhe viktima po punonte për shembjen e saj teksa gjeti vdekjen.

“I njohim, komshi i kemi. Unë tani erdha sa jam duke dëgjuar këto. Kanë qenë duke e prishur, janë shtëpi e vjetër kanë qenë duke e shkatërruar kur e ka zënë, kështu siç thonë këta. Po si nuk e njohim këtu e kam shtëpinë unë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu