Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit. I ftuar në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv, Ristani tha se për Shkodrën nga PD-ja ka shumë kandidatura për të marrë pjesë në zgjedhje. Ai theksoi se zgjedhjet primare në Shkodër por edhe në qytete të tjera janë shumë primare.
“Ne besojmë se do nxjerrim kandidaturë të mirë për Shkodrën. Ka pasur shumë kandidatura për Shkodrën. Kandidatura të mira sigurisht që ka pasur edhe në bashki të tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret janë shumë të rëndësishme që të zhvillohen, që të zgjidhen ata që vërtetë populli i do t’i përfaqësojë. Janë të ftuar të votojnë të dielën demokratët për primaret. Kush do marrë më shumë vota se tjerët do jetë edhe kandidati zyrtar për bashkinë përkatëse. Interesi më i madh është në bashkitë e mëdha, por edhe në bashkitë e tjera, patjetër.
Durrësi ka qenë bastion i PD dhe presim që edhe votimi të jetë në favor të së djathtës. Ende nuk ka një vendim nëse do të hyjmë në koalicion me LSI-në. Ne nuk mund të lëmë dot demokratët që të mos përfaqësohen, ata meritojnë shumë. Rama ka interes që të mbajë Bashën në këmbë. Ekziston mundësia që Basha mos marrë pjesë në këto zgjedhje, është pakicë ekstreme”, deklaroi Ristani.