Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe i dashuri i saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi, po shijojnë romancën e tyre, dhe kanë planifikuar të martohen së shpejti.
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga momenti që u njohën (u takuan në fillim të marsit në Australi), sipas burimeve të “Daily Mail”, me sa duket ata do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre.
Taika e thërret Ritën “gruaja ime” gjatë gjithë kohës, duke theksuar faktin që do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit sipas një burimi të brendshëm.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bërë një dedikim romantik për dashurinë e saj, ku ka zbuluar se njihen që para 4 vitesh, edhe pse thuhet se lidhja e tyre ka nisur në muajin ,ars të vitit të shkuar.
“4 vite së bashku. Faleminderit qe je kaq i mirë, dhe më bën për të qeshur gjithmonë”, ka shkruar Rita.
Ora në disa intervista ka pranuar se po kalon një periudhë relativisht të bukur më të dashurin e saj.
“Jam në një periudhë të mirë të jetës dhe kjo është e tëra që do të them për lidhjen time të dashurisë. Thjesht, me gjithë respektin mendoj se privatësia në jetë është e rëndësishme. Kam mësuar shumë nga gabimet që i kam bërë gjatë të 20-ave”, ka deklaruar këngëtarja.