Rita Ora imazhi i ri i “Prada-s”, shifra “marramendëse” që do të fitojë këngëtarja nga firma e njohur

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë imazhi i ri i markës së famshme të modës, “Prada”. Nga kjo marrëveshje, mësohet se këngëtarja do të përfitojë 6 milion euro.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar.

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes”.

“Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha burimi.

Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’, Taika Waititi, 46 vjeçar, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte (24.6 milionë euro).

Thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu