Rita Ora tregon barkun e saj të sheshtë në një sërë fotografish atraktive nga Australia

0

Rita Ora tregoi barkun e saj të sheshtë në një sërë fotografish që ndau me ndjekësit në Instagram të premten, ndërsa vazhdonte qëndrimin e saj në Australi.

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej sensacionale me veshjen e cila përbëhej nga një këmishë e bardhë e prerë shkurt dhe një xhaketë sportive, ndërsa njoftoi publikimin e klipit të saj të ri, shkruan DailyMail.

Këmisha e markës “Prada” u kompletua me pantallona ngjyrë gri, teksa ajo pozoi në një ballkon me një pishinë në sfond.

Ylli i kishte mbajtur flokët e saj bionde në valë të lirshme, të cilat mbulonin fytyrën e saj dhe rridhnin mbi supet e saj.