Rithemelimi mori selinë blu! Lëvizja e radhës e PD, Këlliçi: Do bëjmë një tentativë….

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se do të ketë tentativë për të ulur deputetët në mënyrë që të ecin përpara me qëllimin për rrëzimin e qeverisë Rama. Këlliçi theksoi se deputet e PD-së që kanë marrë votën duhet të bashkohen sa më parë.

“Do të ketë një tentativë për tu ulur të gjithë deputetët. Kam parë thirrje të Ina Zhupës për tu ulur të gjithë, ajo çka duhet të ndodhë është që një orë e më parë, deputetët e PD duhet të ulen me njëri-tjetrin për të folur për të ecur përpara. Tani kemi vetëm një qëllim, përballja dhe rrëzimi i kësaj qeverie, këtë nuk e bëjmë dot vetëm”, tha deputeti i PD.

Kjo deklaratë u tha nga deputeti teksa po komentonte arrestimet e SPAK për inceneratorët, Ditën e sotme janë ekzekutuar 9 urdhër arreste me urdhër SPAK pasi kanë lidhje me korrupsionin me inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posacme i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.