– Klubi i madh argjentinas, River Plate ka arritur të fitojë titullin kampion në Superligën vendase, të 37-tin në histori të tyre dhe pikërisht përvjetorin e 120-të të themelimit të klubit.
River Plate arriti të fitojë me rezultat të thellë 4-0 ndaj Racing Club në stadiumin Monumental në Buenos Aires, një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e Marcelo Gallardos që ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Argjentinë.
Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë, ‘Los Millinarios’ fituan zyrtarisht titullin e 37-të kampion në Argjentinë, tre javë para fundit zyrtar të sezonit.