Presidenti Ilir Meta ka uruar eurodeputeten Roberta Metsola për postin e saj të ri si presidente e Parlamentit Europian. Meta me anë të një postimi në Facebook ka shprehur se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
‘Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian! Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit,‘-shkruan Meta.





