Roli i SHBA-ve në rajon/ Majlinda Bregu takon Eskobarin në Uashington

0
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu mori pjesë dje në sesionin e strategjisë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit Atlantik në Uashington, ku foli për audiencën e drejtpërdrejtë dhe online të anëtarëve të shquar të Departamentit të Shtetit Amerikan,  Këshillit të Sigurisë Kombëtare  Dhomës Përfaqësuesve te SHBA dhe anëtarët e komunitetit akademik, mbi bashkëpunimin rajonal, perspektivën e Ballkanit Perëndimor-BE dhe perspektivën e një tregu gjithëpërfshirës në rajon, si dhe mbi çështjet e ngutshme të sigurisë dhe agjendës së gjelbër.

Bregu foli për rëndësinë e rolit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe sinkronizimit te politikës SHBA-BE në rajon, duke theksuar sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet rajoni, të tilla si ikja e trurit, kërcënimet shoqërore dhe të sigurisë, mosbesimi ndaj institucioneve dhe udhëkryqet në  rrugën e integrimit evropian.

Sesioni u moderua nga Jim O’Brien, Nënkryetar i Grupit Albright Stonebridge në ambientet e të cilit u mbajt seanca.

Më vonë gjatë ditës Sekretarja r Përgjithshëm Bregu u takua me zyrtarin e departamentit të shtetit amerikan, përfshirë të dërguarin e sapoemëruar të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.  Bregu falënderoi Escobar për mbështetjen e tij për integrimin ekonomik rajonal dhe tha se ajo ishte duke pritur për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu