Roma gjen rrugën e fitores përballë Frosinones, zhbllokohet dhe Lukaku

0

Roma ka marrë dje një fitore përballë Frosinones në “Olimpico”. Verdhekuqtë triumfuan 2-0 me golat e Lukakut dhe Pellegrinit. Belgu shënoi në pjesën e parë në minutën e 21′ pas një asisti të Dybalas.

Ndërsa në fundin e lojës ishte dhe rradha e kapitenit për të realizuar të dytin, pas një asisti sërish nga Dybala.

Skuadra e Mourinhos gjen rrugën e fitores në kampionat, pasi kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 5 ndeshjet e fundit. Megjithatë verdhekuqtë mbeten në vendin e 12-të në renditje. Javën e ardhshme do të luajnë në transfertë ndaj Cagliarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu