Roma mposht Napolin pas katër vitesh në Serie A

0

Roma  ka mundur  Napolin në Serie A për herë të parë pas 4 vitesh. Skuadra e Mazzarrit humbi 2-0 në “Olimpico”, në sfidën e javës së 17-të.

Pjesa e parë ishte mjaft emocionuese dhe e luftuar, ku arbitri Colombo nxorri gjashtë herë kartonin e verdhë .

Minuta e 67-të  solli një nga episodet më të rëndësishme të takimit. Zalewski tërhoqi nga fanella Politano-n, me këta të fundit që nga irritimi godet me këmbë kundërshtarin, duke detyruar gjyqtarin t’i japë kartonin e kuq.

Në inferioritet numerik, kampionët e Italisë rezistojnë vetëm 10 minuta, pasi pësuan gol nga Pellegrini, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të El Shaarawy. Goli i dytë u shënua nga Lukaku.

Roma e vendit të gjashtë provon  ti afrohet një vendi që të çon në Champions League. Napoli vijon me paraqitjet me ulje-ngritje, teksa aktualisht renditet në vendin e shtatë.