Roma-Napoli mbyllet me kontestime, arbitri nuk i mban dot nervat, ja çfarë ndodhi

0

Ndeshja e madhe mes Romës dhe Napolit u mbyll me fitoren e skuadrës së Luciano Spallettit, të cilët morën në shtëpi tre pikët falë golit të Osimhen.

ITALI- Ndeshja e madhe mes Romës dhe Napolit u mbyll me fitoren e skuadrës së Luciano Spallettit, të cilët morën në shtëpi tre pikët falë golit të Osimhen. Momente nervozizmi në fundin e ndeshjes, me arbitrin Irrati i cili ka nxjerrë edhe kartonin e kuq.

Pas fërshëllimës së trefishtë, kamerat e Dazn inkuadruan arbitrin duke nxjerrë një karton të kuq pikërisht përballë Karsdorp. Nga pamjet e para, megjithatë, duket se përjashtimi nuk ishte kundër lojtarit të Romës, por ndaj një anëtari të stafit.Gjithsesi, nga pamjet shihet qartë mbrojtësi holandez ballë për ballë me arbitrin, i cili duket se e ka shkelur në këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu