Romeo Veshaj apo…? Arta Kabashi zgjedh mes dy këngëtarëve të njohur

0

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Arta Kabashi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel.

Këngëtarja e njohur foli për projektet e saj të reja, jetën personale apo edhe disa preferenca midis kolegëve të saj.

E pyetur nga moderatorja e njohur, Lei Kraja, se me cilin këngëtar do donte të bënte një bashkëpunim, Arta tha me KIDDA, pasi beson në talentin e tij.

Pjesë nga intervista:

Lei: Cilin këngëtar do të doje të ftoje tani për bashkëpunim?

Arta: Një këngëtar që ka talent është KIDDA, nga Suedia. Besoj në talentin e tij dhe e respektoj

Lei: Një këngë me Romeon apo me Olsi Bylykun?

Arta: Me Romeon e kam një këngë, me Olsin kemi qenë në studio ka disa këngë shumë të bukura. Me të dy, njerëzit mund t’i dëgjojnë të dyja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu