Romeo Veshaj është një ndër personazhet më të përfolur të momentit si një nga banorët që do të hyjnë në shtëpinë e BBV3 më datë 13 janar.
Ndonëse vet ai nuk ka konfirmuar ende asgjë, rrjeti është (thuajse) i sigurt tashmë që Romeo do të jetë një nga banorët dhe “tifozeritë” kanë nisur që tani.
E si për t’i shtuar edhe më shumë aludimet (ose për t’i konfirmuar ato), Romeo ka postuar së fundmi një foto nga pushimet në Itali, duke bërë ski.
“Stuhia po vjen” – shkruan Romeo, ndërsa komentues të shumtë kanë shprehur suportin për të, ende pa nisur loja.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Romeo do të jetë një nga banorët javën e ardhshme.