Aktori i humorit, Romeo Veshaj, është tepër aktiv në rrjetet sociale, nga ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij dhe projektet e reja që do të sjell.
Ditën e djeshme ai ka bërë një postim të rrallë, ku shfaqet në krahët e Bora Zemanit, e cila siç dihet është në një lidhje dashurie, me vëllain e tij Donaldin.
“Kush ka motër, botën ka”, ka shkruar Romeo sipër fotos, duke e konsideruar atë jo vetëm si një kunatë.
Kjo foto u ripostua nga moderatorja ku shkroi: “Ti je zemër”.