Ronaldo dhe Georgina kanë thyer ligjin e rëndësishëm në Arabinë Saudite/ A do dënohet portugezi?

0

Cristiano Ronaldo ka nisur aventurën e tij në futbollin arab “Al-Nassr”, ku i është bërë një pritje spektakolare.

37-vjeçari mbërriti në Arabinë Saudite me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre pasi nënshkroi një kontratë me vlerë rreth 200 milionë euro në vit.

Megjithatë, qëndrimi i yllit dhe modeles portugeze mund të shkaktojë disa polemika në vendin e Gadishullit Arabik.

Kjo për shkak se Cristiano dhe Georgina nuk janë martuar ende, dhe kështu ata do të shkelin ligjin duke jetuar së bashku në vend. Në Arabinë Saudite është e paligjshme të jetosh nën të njëjtën çati pa u martuar.

“Megjithëse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin penalisht askënd. Sigurisht që këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”, tha një avokat, për Marca.

A do të detyrohet Cristiano të martohet me Georgina?

Ylli portugez i futbollit ka treguar se ka në plan të martohet me modelen, edhe pse nuk ka një datë të caktuar. Ndoshta ligjet në vendin ku do të jetojë për 2 vite e gjysmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu