-Cristiano Ronaldo Junior, djali i yllit portugez Cristiano Ronaldo, ka firmosur zyrtarisht për Manchester United. Ronaldo junior i cili do të festojë 12-vjetorin e lindjes më datë 17 qershor ka nisur stërvitjen me të rinjtë e Manchester United. Ai u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri i akademisë së “Djajve të Kuq” së bashku me shokun e skuadrës Gabriel.
Cristiano junior zgjodhi edhe numrin që do të vishte në fanellë, sigurisht të njëjtë me atë që mban babai i tij. Gjyshja e tij Dolores Aveiro ka deklaruar më parë se nipi është një lojtar më i mirë se Cristiano në moshën e tij.





