Ronaldo nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të shikojë Bruno Fernandes teksa humbet penalltinë

0

Manchester United humbet në shtëpi ndaj Aston Villa-s me shifrat 0-1.“Djajtë e kuq” bënë një ndeshje mjaft të mirë, por e pa veten në disavantazh vetëm dy minuta para fundit të lojës, pas golit të Hause.

Në minutën e 93-të, Manchester United pati mundësinë për të shmangur humbjen, por nga pika e abrdhë e penalltisë shkoi portugezi Bruno Fernandes, që këtë herë gaboi, duke dërguar topin mbi traversën e portës, ndërsa talentit Greenwood do t’i peshojë shumë egoizmi i tepruar në këtë sfidë. Ndërsa Cristiano Ronaldo nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të ishte teleshikues gjatë momentit që Fernandes humbi penalltinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu